Njihuni me Ada Meet Ada

Zyrtarja e parë digjitale e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.



Ada është një asistente digjitale që ofron informacione në lidhje me programet e ndihmës qeveritare dhe thirrjet e hapura. Ajo u përgjigjet pyetjeve të parashtruara më së shpeshti 24/7, për t’u siguruar që përdoruesit i kuptojnë programet. Me ndihmën e Adës, qytetarët dhe investitorët mund të marrin vendime të mirëinformuara dhe të përfitojnë nga mundësitë e shumta që ofron Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.



Ada mund t'ju ndihmojë me


Përgjigje të menjëhershme dhe qasje në informacione me karakter publik

Përgjigje të menjëhershme dhe qasje në informacione me karakter publik


Nëpërmjet asistentit digjital, qytetarët dhe investitorët e huaj të interesuar mund të marrin informacionin përkatës dhe të njihen me programet e disponueshme dhe thirrjet e hapura.


Përveç kësaj, përdoruesit do të marrin përgjigje për të gjitha pyetjet shpesh të parashtruara në lidhje me programet e ndihmës shtetërore të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Propozim për mbështetje financiare

Propozim për mbështetje financiare


Duke pasur si qëllim tërheqjen e një numri më të madh të investimeve të huaja në vend, asistentja e paraqet vendin tonë si një destinacion të favorshëm investimi, duke ofruar një qasje të personalizuar gjatë komunikimit me investitorët e huaj potencialë.


Ada udhëheq investitorët potencialë të huaj dhe ata vendas hap pas hapi në procesin e përzgjedhjes së masave të mbështetjes financiare që i përshtaten më së miri nevojave të tyre të biznesit.

Aplikim për mbështetje financiare

Aplikim për mbështetje financiare


Përdoruesit të cilët duan të aplikojnë për një thirrje të caktuar, mund ta bëjnë të njëjtën gjë përmes një bisede me vetë Adën.


Ndërmarrjet e interesuara për njërën nga programet do të informohen nga asistenti dhe duhet të regjistrohen duke dorëzuar të dhënat e duhura.

Kontrollim të përshtatshmërisë së kandidatit

Kontrollim të përshtatshmërisë së kandidatit


Pasi një përdorues të ketë shprehur dëshirën për të aplikuar për një thirrje të FIZHT për mbështetje financiare, Ada mund t’i udhëheqë ata hap pas hapi përmes procesit të verifikimit të përshtatshmërisë.


Ada do t’u kursejë kohë dhe përpjekje investitorëve të interesuar duke u ofruar atyre informacion të saktë dhe të besueshëm. Nëpërmjet procesit të thjeshtë, investitorët e interesuar do ta kuptojnë nëse janë kandidatë të kualifikuar për mbështetje financiare.

Njoftimet dhe rikujtues në kohë

Njoftimet dhe rikujtues në kohë


Në asistentin digjital është vendosur edhe një qendër njoftimi për të njoftuar në mënyrë proaktive përdoruesit e interesuar për programet e ndihmës shtetërore.


Ada, në të njëjtën kohë mund të njoftojë dhe të rikujtojë përdoruesin për thirrjet e reja të hapura, konferencat për shtyp dhe mundësitë për t’i ndjekur ato drejtpërdrejt.

Përfitimet për investitorët

Përfitimet për investitorët


Roli kryesor i Adës është të theksojë se sa tërheqëse është Maqedonia e Veriut si një destinacion investimi. Mund të informojë të gjithë përdoruesit e interesuar për përfitimet që do të merrnin nëse investojnë në vendin tonë.


Ada mund të listojë tiparet që e bëjnë vendin tonë tërheqës dhe të specifikojë më tej se çfarë mund të marrin investitorët në Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale nëse vendosin të investojnë në njërën prej zonave.




Katër institucione, një asistent

Falë Adës, mund të keni qasje në informacione rreth punës së katër institucioneve të ndryshme, lehtë dhe shpejtë




Asistentë të AI që automatizojnë
departamente të tëra


BISEDA NATYRORE PËRMES CHAT-it, PA U PËRFSHIRË ASNJË PROCES MËSIMI

TË DISPONUESHËM
PËR BISEDË 24/7

SHËRBIM PËR NUMËR TË PALIMITUAR KLIENTËSH



E disponueshme në platformat më të njohura për bisedë



Si dhe faqet e internetit të institucioneve që ofrojnë mbështetje financiare të investimeve



Jeni të interesuar për mbështetje financiare për
investime?



© 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mundësuar nga CodeWell AI.